Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Tearcës dhe Komunës së Vitisë-Republika e Kosovës

Kryetari i Komunës së Tearcës z.Nuhi Neziri, sot, mirëpriti në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti, ku nënshkruajtën memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum bashkëpunimi në mes Komunës së Tearcës dhe Komunës së Vitisë, ka për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar të qëndrueshëm ndërmjet të dy komunave. Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërkombëtar do të realizohen objektivat e parapara të partneritetit të qëndrueshëm në fushën e arsimit, kulturës, rinisë, sportit, në fushën e zhvillimit mjedisor, bujqësor, ekonomik dhe në fusha të tjera në interes të qytetarëve të të dyja komunave përkatëse. Një falemenderim të veçantë i takon Ambasadorit të paqës z.Tahir Shabani për mbështetjen dhe iniciativën e këtij bashkëpunimi.

Copyright © 2021 - Komuna e Tearces · All Rights Reserved