Kompetencat e Këshillit të Komunës së Tearcës

Organet e Komunës janë: Këshilli i Komunës dhe Kryetari i Komunës.

Këshilli është organ përfaqësues i qytetarëve.

Përbërja

Këshilli i Komunës së Tearcës përbëhet nga 15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë - përfaqësues të qytetarëve të zgjedhur në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë.

Mandati

Mandati i anëtarëve të Këshillit zgjat 4 (katër) vjet. Anëtari i Këshillit nuk mund të revokohet.

Kryetari i Këshillit

  • Këshilli nga radhët e anëtarëve të Këshillit zgjedh një kryetar për një mandat katër vjeçar.
  • Thërret dhe drejton seancat e Këshillit.
  • Kujdeset për organizimin dhe punën e Këshillit.
  • Nënshkruan rregulloret e miratuara nga Këshilli.
  • Në afat prej 3 (tre) ditësh nga dita e miratimit të tyre ia paraqet kryetarit të komunës për shpallje.
  • Përfaqëson Këshillin.

Deklarata solemne

"Unë (emri dhe mbiemri) deklaroj solemnisht se të drejtat dhe detyrat e anëtarit të Këshillit do t'i kryej me ndërgjegje dhe se në kryerjen e tyre do të respektoj Kushtetutën, ligjin, rregulloret e Këshillit dhe se e mbroj rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut."

Aktivitetet e Këshillit të Komunës

Miraton Statutin e komunës dhe rregulloret tjera
Miraton buxhetin e komunës dhe llogarinë vjetore të komunës
Përcakton shumën e burimeve të veta të të ardhurave për financimin e Komunës, brenda kornizës së përcaktuar me ligj
Themelon shërbime publike në kompetencë të Komunës dhe mbikëqyr punën e tyre
Emëron anëtarët e bordeve drejtuese të shërbimeve publike, të cilat i themelon
Miraton programet e punës dhe planet financiare për financimin e shërbimeve publike, të përcaktuara nga Komuna
Miraton raportet për realizimin e Buxhetit dhe Llogarisë Vjetore të Komunës
Vendos për dhënien e licencës për kryerjen e një veprimtarie me interes publik me rëndësi komunale, në përputhje me ligjin
Miraton raportet për punën dhe llogaritë vjetore të shërbimeve publike, të krijuara nga Komuna
Vendos për mënyrën e disponimit të pronës së Komunës
Vendos për mënyrën e kryerjes së kontrollit financiar të Buxhetit të Komunës, në pajtim me Ligjin
Zgjedh personin që drejton Njësinë Rajonale të Ministrisë së Brendshme në Komunë, në përputhje me Ligjin
Shqyrton dhe miraton Raportin vjetor për sigurinë publike në territorin e Komunës, të cilin ia dorëzon Ministrit të Brendshëm dhe Avokatit të Popullit
Mund t'i japë rekomandime drejtuesit të Njësisë Rajonale të Ministrisë së Brendshme në fushën e sigurisë publike dhe sigurisë në komunikacion
Nëse Këshilli nuk i miraton raportet, mund të iniciojë procedurë për kontroll mbi veprimet materiale dhe financiare pranë organit kompetent mbikëqyrës.