Kompetencat e Kryetarit të Komunës
Kryetari zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë, në përputhje me ligjin për një periudhë 4 (katër) vjeçare. Kryetari e kryen funksionin e tij profesionalisht.
përfaqëson Komunën
kontrollon ligjshmërinë e rregulloreve të Këshillit
publikon rregulloren e Këshillit në fletoren zyrtare të Komunës
siguron ekzekutimin e vendimeve të Këshillit
siguron kryerjen e aktiviteteve që i janë deleguar Komunës me ligj
inicon dhe propozon miratimin e rregulloreve në kompetencë të Këshillit
propozon Buxhetin vjetor dhe Llogarinë Vjetore të Buxhetit të Komunës
realizon Buxhetin e Komunës
zgjedh drejtorët e shërbimeve publike të themeluara nga Komuna, në bazë të konkursit publik
informon rregullisht Këshillin për ushtrimin e kompetencave të tij në përputhje me Statutin
vendos në çështje administrative për të drejtat, detyrimet dhe interesat e personave juridikë dhe fizikë, në pajtim me ligjin
miraton Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale
menaxhon administratën komunale
vendos për punësimin, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e punëtorëve në administratën komunale, përveç nëse me ligj është përcaktuar ndryshe
siguron përdorimin e duhur dhe të ligjshëm, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e pronës në përputhje me ligjin dhe statutin
kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me Statutin
Autorizimi
Kryetari mund të autorizojë një zyrtar menaxhues të komunës për të udhëhequr procedurën dhe për të vendosur për çështje administrative, si dhe për të nënshkruar akte.
Shpallja dhe Publikimi
Kryetari me konkluzion e shpall dhe e publikon rregulloren e Këshillit në "Fletoren Zyrtare të Komunës së Tearcës". Kryetari i komunës siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit.