Realizohet Forum Konsultativ IPA II Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë - Maqedoni e Veriut..

 

Kryetari i Komunës së Tearcës z. Nuhi Neziri mori pjesë ne forumin konsultativ që u mbajt në Prishtinë me datë 16.Mars.2022. Ky forum konsultativ është në kuadër të IPA II Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë - Maqedoni e Veriut. Kryetari i Komunës z. Nuhi Neziri theksoi rëndësine e bashkëpunimit si shtyllë kryesore për zhvillim ekonomik të ndërsjelltë dhe realizim të më tepër projekteve në rafshin e infrastrukturës, arsmit dhe zhvillimit ndërkulturor.
Në këtë forum konsultativ pjesmarrës ishin Z. Goran Milevski, Ministër (Ministria e Vetëqeverisjes Lokale -Maqedoni e Veriut), Z.George Papagiannis, Program Manaxher (Zyra e BE-së në Kosovë), Znj. Venera Cerkini Zëvendësuese e Sekretares së Përgjithshme/ Udhëheqësë e Strukturës Operative (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal-Kosovë), Z. Elbert Krasniqi, Ministër (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Kosovë).

 

 

Nga zyra për informim e Komunës së Tearcës.

Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk