Kryetari i Komunës z. Nuhi Neziri mori pjesë në presentimin që u mbajt nga OSBE.

 

Kryetari i Komunës së Tearcës z. Nuhi Neziri morri pjesë në prezentimin e OSBE që u mbajt në Merkur, Tetovë. OSBE e prezentoi misionin e saj në Shkup me autoritet Komunale të Tearcës , Vrapicishtit, Bogovinës, dhe Jegunovcës, ku u ndajtën përvoja pozitive të OSBE-së për zhvillimin e kapaciteteve demokratike në nivel lokal. OSBE theksoji rolin e saj për Stabilitetin dhe paqen përmes dialogut politik për njerëz anembanë botës dhe për vlera të përbashkëta që bën një ndryshim të qëndrushëm në funksion të stabilitetit politik.

 

 

Prioritet kyç i OSBE është monitorimi dhe mbështetja në zbatimin e Marrëvshjes Kornizë të Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 në vend. Marrëveshja ka për qëllim të garantojë pjesëmarrjen e të gjitha bashkësive etnike në jetën politike, sociale dhe kulturore. Ajo fokusohet në decentralizimin, mosdiskriminimin, të drejtat gjuhësore dhe arsimore, si dhe përfaqësimin e drejtë të të gjithë qytetarëve.

 

 

Mandati i misionit gjithashu mbulon edhe reformat policore dhe legjislative , sundimin e ligjit dhe fusha të ndryshme të qeverisjes së mire në vend.
Nga zyra për informim e Komunës së Tearcës.

 

Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk