Komuna

Karakteristikat e përgjithshme

Organizimi, kompetencat dhe mënyra e kryerjes së detyrave të administratës komunale bëhet me vendim të sjellur nga ana e Këshillit të komunës së Tearcës të cilin e propozon Kryetari i komunës.
Statuti është akt themelor i komunës me të cilin përcaktohen çështjet themelore lidhur me organizimin dhe punën e komunës dhe me çështje të tjera të rëndësishme për komunën.
Organizimi i brendshëm i administratës së komunës së Tearcës mbështetet në Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës.
Me këtë Rregullore përcaktohet numri i punonjësve të nevojshëm për kryerjen e punëve në kompetencë të administratës së komunës së Tearcës, emërtimi, renditja dhe përshkrimi i vendeve të punës si dhe kushtet e nevojshme për kryerjen e punëve dhe të detyrave.
Punët dhe detyrat që kryhen në komunë grupohen sipas karakterit, duke u nisur nga ngjajshmëria  e tyre e ndërsjelltë, lidhshmëria dhe lloji, vëllimi dhe shkalla e ndërlikueshmërisë, përgjegjësisë, profesionalizmit të nevojshëm dhe të kushteve  tjera për kryerjen e tyre.
Administrata komunale organizohet në departamente.
Për organizimin e brendshëm të administratës së komunës së Tearcës është përgjegjës Kryetari i komunës, i cili e organizon, koordinon, bashkërendit dhe orienton kryerjen e  punëve dhe detyrave në administratën komunale dhe kujdeset për ligjshmërinë, efikasitetin, funksionimin dhe metodat e punës së administratës komunale si dhe udhëheq me grupin menaxhues të komunës.

 

 


Misioni i Komunës

Komuna e Tearcës planifikon shumë aktivitete lidhur me kapacitetet njerëzore dhe ekonomike. Qëllimi i politikës menaxhuese të komunës së Tearcës është që të jemi real gjatë krijimit të ekipit adekuat të udhëheqësve dhe të punësuarëve për t’i zhvilluar planet dhe qëllimet e komunës.
Komuna e Tearcës ka qëllimet afatgjate dhe afatshkurtëra të cilat parasëgjithash varren nga kapacitetet njerëzore (profesionale), kapacitetet ekonomike, planet strategjike dhe mundësitë reale.
Komuna e Tearcës në përpilimin e misionit të saj është udhëhequr nga “Modeli Kaskadë” i cili paraqet mjet për t’i bërë reale dhe praktike marrëveshjet midis menaxhmentit (Kryetarit dhe udhëheqësve) dhe Këshillit. Kriter i rëndësishëm është qasja ndaj buxhetit, pajisjeve teknike dhe hapsirës për punë.
Këshilli dhe Kryetari i komunës janë përgjegjës për misionin e komunës të bazuar në premtimet që ua kanë dhënë qytetarëve të tyre.
Kryetari i komunës dhe udhëheqësit e departamenteve zhvillojnë planin vjetor të departamenteve të bazuar në ide reale.Secili udhëheqës adopton planin vjetor në departamentin e tij me qëllime të qarta dhe të definuara në mënyrë specifike.Në fakt, plani vjetor i departamenteve dhe plani i personelit paraqesin kontratë midis udhëheqësit të departamentit dhe Kryetarit të komunës në përpilimin e misionit të komunës.
Duke u bazuar  te njohuritë e nëpunësve shtetëror, udhëheqësi i departamentit zhvillon plan individual të karrierës për çdo të punësuar i cili paraqet pikënisje për stimulimin e nëpunësit shtetëror.