Në shkollën fillore komunale “Asdreni", fsh.Gĺlogjë dhe Përshevcë, komuna e Tearcës, janë duke vazhduar punimet sipas planit dhe dinamikës së punëve të parapara rreth rikonstruktimit të shkollës ku parashihet:
- Izolimi i jashtëm i gjithë fasadës së shkollës.
- Ndërrimi i çatisë së shkollës së vjetër
- Rikonstruktimi i sallës së sportit
- Rregullimi i dyshemeve të të katër klasave.
Projekti është i financuar dhe i mbuluar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Para fillimit të vitit të ri shkollor 2023/2024 është arritur përfundimi i punëve rreth çatisë te shkolla e vjetër,ku e njëjta është kompletuar tërësisht.
Është arritur që të përfundohet me fasadën në pjesën ballore të shkollës, ku është edhe hyrja kryesore, pjesë e cila ishte prioritet, për shkak të lëvizjes së nxënësve .
Gjatë ditëve të ardhme do të vazhdohet sipas planit të paraparë me punët për izolimin dhe fasadën në pjesët anësore të shkollës.
Urojmë që punët të shkojnë mbarë e mirë deri në fund!