Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2023/2024, gjatë javës së kaluar nga Sektori për arsim pranë Komunës së Tearcës janë vizituar të gjitha shkollat e komunës .
Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë mundësinë që të ngremë nivelin e kushteve infrastrukturore nëpër të gjithë shkollat, prandaj pjesë e ekipit ishin edhe inxhinierët e infrastrukturës dhe urbanizmit të Komunës.
Në vazhdim do të hartohet plan-aksional i aktiviteteve apo punëve të cilat duhet të kryhen në të ardhmen e afërt për të përmirësuar kushtet për mësim nëpër shkolla.
Pas kësaj, do të vazhdojmë edhe me aktivitete të tjera të nevojshme dhe obligative për ngritjen e cilësisë në arsim dhe rritjen e suksesit në mësime te nxënësit e shkollave të Кomunës së Tearcës.
Sektori për arsim në mbështetje të plotë nga Кryetari i Кomunës z.Nuhi Neziri do të mbeten të përkushtuar duke u kujdesur dhe punuar në fushën e arsimit dhe për shkollat e komunës në përgjithësi.