Manifestimin “Gratë në kulturë” edicioni dytë panel dhe program artistik

 

Me rastin e shtatë Marsit ditës së mësuesit, kryetari i komunës së Tearcës z. Nuhi Neziri organizoi manifestimin “Gratë në kulturë” edicioni dytë panel dhe program artistik, ku morën pjesë zonja të nderuara nga jeta publike, arsimore, kulturore e akedemike.
Në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për kontributin e dhënë u nda mirënjohje për të gjitha zonjat pjesëmarrëse: Margarita Xhepa “Nderi i kombit”, “Artiste e popullit”, Liliana Cingu “Mjeshtër i madh”, Dr. Flora Brovina, doktoreshë, humaniste dhe aktiviste e çështjes kombëtare, Abigeila Voshtina, violiniste- drejtoreshë në TOB- Tiranë, Flora Durmishi - gazetare kulture, drejtoreshë në Radio Kosova, Prof.Dr. Shpresa Tolaj - drejtoreshë në Qendrën për Trashëgimi kulturore- Pejë, Dijana Toska- poete, drejtoreshë e Teatrit për fëmijë dhe të rinjë-Shkup, Prof. Ordinar Rudina Ciko- pianiste, Prof. Ordinar Rabije Murati- profesoreshë në Universitetin shtetëror të Tetovë, Kori i grave “Okarina” dirigjente Prof.Elikona Hysaj, Lumnije Osmani- violinist, Pranvera Hoxha- pianiste, Alba Muçolli- pianiste, Behare Neziri- poete, Sadije Aliti- poete, si dhe profesoresha e nderuar Prof. Inordinar Besiana Mehmedi ideatore dhe bartëse e programit.
Sot, në Ditën e Mësuesit, u ndajtën mirënjohje edhe për veteranët e arsimit të cilët kanë dhënë kontribut në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Angazhimi i tyre në edukimin e shumë brezave është jashtëzakonisht i madh, i kanë bërë ballë të gjitha sfidave të kohës, prandaj ne çdo herë do të jemi mirënjohës dhe falënderues.
Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk