Gëzuar 7- Marsin, Ditën e Mësuesit dhe Arsimit Shqip!

Të dashur mësues!
E çmojmë dhe e nderojmë mundin dhe djersën tuaj për përmbushjen e misionit fisnik dhe të shtrenjtë, për arsimimin dhe edukimin e brezave ndër vite. Kjo ditë na obligon të gjithëve që, së bashku të investojmë për arritje të mëtejshme për një arsim cilësor dhe të frytshëm. Ndaj, në këtë ditë të shënuar të gjithë mësuesve dhe atyrë që kanë dhënë dhe do të japin kontribut të pashtershëm për arsimin dhe shkollën shqipe ndër vite, ua urojmë Gëzuar 7- Marsin, Ditën e Mësuesit dhe Arsimit Shqip!

Komuna e Tearcës
Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk