Takim me Drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal

Kryetari i komunës së Tearcës z. Nuhi Neziri dhe Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal z. Ramiz Rexhepi sot me datë 30.09.2022 në Byronë për Zhvillim Rajonal nënshkruan tre kontrata për financim të tre projekteve infrastrukturore, edhe ate :


- Ndërtimi dhe rikonstruimi i rrugës lokale në f. Gllogjë
- Rikonstruimi i kaptimit për sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm për f. Dobrosht dhe
- Ndërtimi dhe rikonstruimi i rrugës lokale - R1203 kah stacioni i vjetër hekurudhor -Tearcë .

Sipas planit dinamik, në këtë objekt do vazhdohet me investime të tjera, konform nevojave emergjente.

Këto projekte janë aplikime në kuadër të thirrjes publike për vitin 2022.

Nga zyra për informim
Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk