Kardiokirurgu Xhemaili krenaria e Tearcës

Lajmet na gëzuan me rolin e ri që klinika Zviceriane i ka besuar doktorit të nderuar detyrën e drejtorit të klinikës në Zürich.
Të nderuar bashkëqyetar është nder dhe krenari për të gjithë qytetarët e Komunës së Tearcës e në veçanti vendbanimit të fshatit Tearcë për rolin, kontributin dhe angazhimin shumëdimensional të Doktor Omer Xhemailit, kardiokirurg shumëvjecar, fillimisht në Gjermani, e pastaj edhe në Zvicër pa anashkaluar në vazhdimësi kontributin dhe angazhimin permanent edhe në vendlindje duke na prezentuar në të gjitha kryeqendrat Shqiptare si në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Tetovë.

Angazhimi i tij i vazhdueshëm jo vetëm në sallat e operimit por edhe në shumë salla universitare të qendrave botërore duke ligjëruar dhe përcjellur përvojën dhe dijen e tij profesionale.
Krenar na bënë të gjithë ne, qytetarëve tanë e në veçanti miqtë, shokët, dhe me shumë dinjitet familjen Xhemaili nga fsh.Tearcë
Urojmë sinqerisht dhe me shumë fisnikëri Doktorit shëndet, suksese dhe fat në sfidat e rradhës si në planin profesional ashtu edhe në atë shoqëror.

Sinqerisht,
Nuhi Neziri
Kryetari I Komunës së Tearcës
Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk