Vizitë zyrtare në Komunën e Lezhës me rastin e 578 vjetorit të "Besëlidhja e Lezhës" (02.Mars.2022)

 

Me ftesë nga Bashkia e Lezhës me kryetar Pjerin Ndreu dhe Unioni i Bashkive Shqiptare në rajon me kryetarin Erion Veliaj, kryetari i Komunës së Tearcës ishte pjesëmarrës në evenimentin shumë të veçant në përkujtim të përvjetorit të lavdishëm hisotrik në Lezhën legjendare.

 

 

Në ditën historike delegacioni i Komunës sonë bënë nderime para legjendës historike të lavdisë sonë kombëtare të Skenderbeut dhe në të njëjtën kohë realizuan shumë takime me të shumë kryetar komunash nga të gjitha trojet shqiptare.

 

Në takim shumë vllazëror dhe me shumë përkushtimë të thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në rafshin e pushtetit lokal dhe vetqeverisjes së komunave u realizua takim i drejtpërdrejt me Kryetarin e Tiranës dhe Lezhës, z. Erion Veliaj dhe z. Pjerin Ndreun.

 

 

 

Gjithashtu u realizuan takime të frytshme vëllazërore me shumë krerë të komunave si ajo e Prishtinës, Preshevës, Mitrovicës, Ulqinit, Medvegjës, Hanit të Elezit, Shtimes, Kolonjës, Kavajës, e shumë bashkëkryetar të tjerë për të thelluar bashkëpunimet tona dhe takimet e ardhshme në evenimente e rëndësishme kombëtare.

 

Nga zyra për informim e Komunës së Tearcës.

Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk