Foto e çastit

Sondazhi
| Simbolet e komunës |
|
STEMA
Stema e komunës së Tearcës ka formën e patkonit ku në pjesën e poshtme mbyllet në formë të elipsës.Skajet e stemës janë me ngjyrë ari ku në pjesën e epërme është shënuar data e seancës së parë konstituive të Këshillt të komunës së Tearcës 20.12.1996.Malet paraqesin tre majat më të larta në komunë, ndërsa katër topthat me ngjyrë të bardhë simbolizojnë katër vendbanimet kodrinoro-malore në komunë.Nëntë katrorët me ngjyrë të bardhë dhe të përhimtë në formë të shiritit paraqesin nëntë vendbanimet fushore të komunës, ndërsa sipërfaqet në brendi me ngjyrë të gjelbërt dhe kafe paraqesin tokën punuese bujqësore si veprimtari primare në komunë. Shtylla e përhimtë në të cilën mbështetet shiriti me ngjyrë të përhimtë dhe të bardhë formojnë shkronjën "T" e cila është shkronja fillestare e komunës. FLAMURI
Baza e flamurit të komunës së Tearcës është me ngjyrë të kaltër.Nga skaji i majtë lartë kah skaji i djathtë poshtë tërhiqet shiriti me ngjyrë ari. Në mesin e flamurit mbi shirit qëndron stema e komunës. Përpjestimi i gjërësisë dhe gjatësisë së flamurit është 1:2.
|









