Sondazhi
Foto e çastit

| Organizimi territorial dhe administrativ |
|
Në veri-perëndim komuna e Tearcës kufizohet me Republikën e Kosovën, në jug me komunën e Tetovës, ndërsa në lindje me komunën e Jegunovcës. Deri më vitin 1965 në kuadër të komunës së Tearcës ishte edhe komuna e tanishme e Jegunovcës (së bashku me Vratnicën). Me organizimin territorial të komunave të vitit 1966 komuna e Tearcës iu bashkua komunës së Tetovës. Me Ligjin e ndarjes territoriale të vitit 1996, komuna e Tearcës është formuar në kufijt e tanishëm. Sipas rregjistrimit të popullsisë të bërë në vitin 2002 në territorin e komunës së Tearcës banojnë 5.095 familje, gjegjësisht ka 5.480 shtëpi (banesa). Në kuadër të komunës së Tearcës funksionojnë 4 shkolla fillore qendrore, edhe atë: Sh.f. "Eqrem Çabej"-Sllatinë; Sh.f. "Asdreni"-Përshefc; Sh.f. "Faik Konica"-Dobrosht; Sh.f. "Ismail Qemali"-Nerasht dhe Sh.f. "Kiril Pejçinoviq"-Tearcë, si dhe 3 shkolla fillore periferike në fshatrat Neproshten, Leshkë dhe Odër. Kulturën në komunën e Tearcës e përfaqësojnë disa shoqëri kulturo-artistike, si: SHKA "Ismail Qemali"- Nerasht; SHKA "Vëllazërimi"-Sllatinë; SHKA "Jehona"- Përshefc dhe SHKA "Teuta"- Tearcë. Ambulancat: Sllatinë, Tearcë, Dobrosht, Nerasht, Neproshten, Odri. Pozita gjeografike, konfiguracioni i përshtatshëm, kushtet e mira klimaterike, ujërat e shumta që përshkojnë atë dhe përpara tyre fusha e bukur dhe pjellore, malet me pyje pranë, kodrat e rrumbullakosura e të buta, e bëjnë që trualli me rrethinë ku shtrihet komuna e Tearcës të jetë shumë i përshtatshëm për banim dhe si i tillë ai ka qenë i banuar që në kohët më të hershme. |
Komuna e Tearcës ndodhet në pjesën veri-perëndimore të Republikës së Maqedonisë, rrëzë Malit Sharr, duke përshirë një pjesë të madhe të fushës së Pollogut. 







