Sondazhi

A jeni të kënaqur me punën e kryetarit të komunës, z. Isen Asanit?
 

Foto e çastit

foto6.jpg
Profili i kryetarit

ISEN ASANI - një biografi e shkurtër

Isen Asani është lindur më 20 Janar 1967 në fshatin Dobrosht, komuna e Tearcës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme në Tetovë. Studimet për histori i mbaroi në Universitetin e Prishtinës.

Pas përfundimit të studimeve, Isen Asani, kthehet në fshatin e tij të lindjes, në fshatin Dobrosht. Si i sapodiplomuar, inkuadrohet arsimtar i historisë pranë shkollës fillore së fshatit ‘’Faik Konica’’, ku pati edhe përvojën e parë akademike. I ri në moshë, por i përgatitur tej mase profesionalisht, vendosi të le punën e mësuesit në shkollën fillore të fshatit, për të filluar me punë në shkollën e mesme profesionale të qytetit të Tetovës ‘’Mosha Pijade’’.

Pas përfundimit të luftës në Maqedoni, ai kyçet në strukturat udhëheqëse të fshatit, duke u zgjedhur kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Dobrosht dhe duke qëndruar në këtë post për 4 vite resht. Aftësitë e tij për të menaxhuar me punët e qeverisjes lokale vihen në pah kur si kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit arrin të siguroj fonde të ndryshme me vlerë prej dhjetëra e dhjetëra mijëra dollarësh nga UNDP, USAID dhe organizata tjera për zhvillimin e bujqësisë, infrastrukturës, kanalizimit, apo ujërave në nivel të fshatit.

Isen Asani është i martuar dhe ka dy fëmijë. Jeton në fshatin e tij të lindjes, Dobrosht. Po ashtu djek edhe studimet e magjistraturës në Universitetin e Tetovës, për ‘’Histori të Diplomacisë’’. Isen Asani është kryetar i Komunës së Tearcës, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ky është angazhimi i tij i parë në politikë. Adresa zyrtare elektronike e tij është: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa