Thirrje për mbajtjen e seancës së IV të Këshillit të komunës - 2010.
Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 dhe nenit 48 paragrafi 1 pika 1 e Ligjit për vetëqeverisje lokale (”Gazeta zyrtare e R.M.”, nr. 05/2002) dhe nenit 7 të Rregullores së Këshillit të komunës së Tearcës - thirret seanca e IV-të e Këshillit të komunës së Tearcës për vitin 2010. Seanca do të mbahet më 21.04.2010 (e mërkurë) me fillim në ora 12:00 në sallën për seanca në komunën e Tearcës.
 
Komuna e Tearcës realizon projekt me UNDP
Mekanizmat parandaluese të dhunës në familje dhe tregtisë me njerëz. Kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani, theksoi se Komuna është mbështetëse e projekteve që janë në dobi të qytetarëve pasi janë të rëndësishme aktivitetet të këtilla për mirëqenien e qytetarëve ndërsa bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare është i një niveli të mirë dhe përkrahjet financiare edhe
 
INFORMATË - Fletoret zyrtare të komunës edhe në internet
Komuna e Tearcës në pajtueshmëri me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik informon të gjithë qytetarët e kësaj komune, se Fletoret Zyrtare të mbledhjeve të këshillave të komunës së Tearcës tani mund t’i lexojnë dhe shkarkojnë njëkohësisht në formë elektronike në ueb-faqen zyrtare të komunës www.tearce.gov.mk.
 
Vendimet e mbledhjes së 6-të të Këshillit të komunës së Tearcës
Në mbledhjen e 6-të të Këshillit të komunës së Tearcës, e cila u mbajt më 12 Nëntor 2009, u sollën këto vendime: Ndryshim dhe plotësim i buxhetit të komunës së Tearcës për vitin 2009; planin operativ për mirëmbajtjen e rrugëve lokale dhe rrugicave në vendbanimet e territorit të komunës së Tearcës për vitin 2010; vendimi për caktimin e kompenzimit për pjesëmarrje në punën e trupave punues të Këshillit të komunës së Tearcës.
 
Thirrje për mbajtjen e seancës së III të Këshillit të komunës - 2010.
Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 dhe nenit 48 paragrafi 1 pika 1 e Ligjit për vetëqeverisje lokale (”Gazeta zyrtare e R.M.”, nr. 05/2002) dhe nenit 7 të Rregullores së Këshillit të komunës së Tearcës thirret seanca e III-të e Këshillit të komunës së Tearcës për vitin 2010. Seanca do të mbahet më 25.03.2010 (enjte) me fillim në ora 10:00 në sallën për seanca në komunën e Tearcës.
 
Qytetarët e komunës të kënaqur nga puna e kryetarit Isen Asani
Sipas një sondazhi të realizuar nga ueb-faqja zyrtare e komunës së Tearcës (tearce.gov.mk), qytetarët e kësaj komune janë deklaruar shumë të kënaqur me punën e kryetarit të tyre, Isen Asani. Në pyetjen se “a jeni të kënaqur me punën e kryetarit tuaj të ri”, 72.9% e banorëve të kësaj komune janë deklaruar si shumë të kënaqur; 20.6% e banorëve mendojnë se kryetari i ri mundet t’i çoj punët edhe më mirë;
 
Telegram urimi nga kryetari z. Isen Asani, me rastin e Kurban Bajramit
Kryetari i Komunës së Tearcës, z. Isen Asani, në emër të tij dhe në emër të të gjithë administratës komunale, të gjithë besimtarëve të konfesionit islam, jua uron e festën e Kurban Bajramit, duke dëshiruar që kjo festë e shenjtë për myslimanët, të kalojë në shenjë solidariteti, begatie, harmonie, devotshmërie dhe sakrifice vëllazërore.
Isen Asani, kryetar i Komunës së Tearcës.
 
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 Tjetri > Fund >>