Komuna me objekt të ri.

 

Me një ceremoni solemne me rastin e 28 nëntorit, është inaguruar objekti i ri i komunës së Tearcës. Ky objekt u kompletua me mjetet vetanake të komunës dhe me donacion nga ndërmarrja “Renova”. Kjo ndërmarrje ndihmoj në lyerjen nga jashtë të objektit si dhe përfundimin e punëve ndërtimore brenda tij. Me këtë rast kryetari aktual i komunës z.Isen Asani, është shprehur se tani objekti i komunës i plotëson kushtet për funskionim normal dhe për të qenë në shërbim të qytetarëve. Në këtë ceremoni solemne kanë marrë pjesë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ambasador të akredituar në RM, ministra, deputet, drejtor, përfaqësues të tjerë të pushteteve lokale, anëtarë të Këshillit, përfaqësues religjioz dhe qytetarë.

 


Promovohet salla e Këshillit

Nëntëmbëdhjetë anëtarë të Këshillit komunal tashmë seancat do t’i mbajnë në sallën e re, të pajisur me pajisje moderne për përkthim simultan dhe kushteve shumë të mira për funksionim.
Kjo vjen për shkak të lëshimit në përdorim të objektit të ri të komunës i cili krijoi kushte për punë të mirë, efikase dhe më të suksesshme, jo vetëm të këshillit, por edhe të administratës komunale. Pajisjet për përkthim simultan janë donacion i ambasadës së Zvicrës.


Projekt për mbrojtje nga diskriminimi

Komisioni për barazi gjinore  pranë komunës së Tearcës realizoj projektin “Zbatimi i ligjit për mbrojtje nga diskriminimi”.Komisioni kishte për obligim që të përgatis Plan aksional dhe në kuadër të tij të përfshijë aktivitetet për mbrojtje nga diskriminimi.

Ky projekt u financua nga Këshilli britanik, Ministria për punë dhe politik sociale e RM-së dhe komuna e Tearcës.

Aktivitetet kryesore të projektit:
-Integrimi i bashkësisë rome dhe qasja e tyre në procesin arsimor. Ky aktivitet përfshiu organizimin  e shfaqjes me fëmijët e komunitetit rom, shpërndarjen e materialeve propaganduese dhe organizimin e një dreke të përbashkët;
-Trajnime dhe organizim të akiviteteve sportive. Ky aktivitet përfshiu organizimin e trajnimeve me nxënësit ku u diskutua për format e diskriminimit dhe mekanizmat për mbrojtje nga diskriminimi si dhe organizimi i turnirit në futboll të vogël.