Foto e çastit

Sondazhi
| Qytetarët e komunës të kënaqur nga puna e kryetarit Isen Asani |
Sipas një sondazhi të realizuar nga ueb-faqja zyrtare e komunës së Tearcës (tearce.gov.mk), qytetarët e kësaj komune janë deklaruar shumë të kënaqur me punën e kryetarit të tyre, Isen Asani. Në pyetjen se “a jeni të kënaqur me punën e kryetarit tuaj të ri”, 72.9% e banorëve të kësaj komune janë deklaruar si shumë të kënaqur; 20.6% e banorëve mendojnë se kryetari i ri mundet t’i çoj punët edhe më mirë;
3.5 % e qytetarëve janë shprehur të kënaqur, ndërsa 3% e qytetarëve mendojnë se fillimi i punëve është i mirë.
Opinioni tepër pozitiv i qytetarëve për punën nëntë mujore të kryetarit të komunës së Tearcës, Isen Asani, është dëshmi e qartë për angazhimin serioz të kryetarit dhe stafit të tij, drejt realizimit të platformës programore për qeverisje lokale të suksesshme dhe shndërrim të komunës së Tearcës, nga një komunë rurale në një komunë urbane të modernizuar. Ky sondazh është realizuar në periudhën kohore shtator - dhjetor 2009. Shërbimi për informim: Komuna e Tearcës. Rezultatet e sondazhit i gjeni duke shfletuar lidhjen e internetit:
(SONDAZHI DO TË VAZHDOJ TË MBETET AKTIV, PËR TË MARRË SA MË SHUMË OPINIONEVE NGA QYTETARËT E KOMUNËS) |