Foto e çastit

Sondazhi
| Ministri i pushteti lokal, Musa Xhaferi, premtoi pavarësinë e komunave |
Në Bruksel u zhvillua takimi i radhës i Komitetit të përbashkët konsultativ të rajoneve, mes Maqedonisë dhe BE-së. Përveç përfaqësuesve të disa komunave të vendit dhe atyre të rajoneve evropiane, në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Pushtetit Vendor Musa Xhaferi. Në këto takime këshillimore të cilat mbahen dy herë në vit, diskutohet për politikat rajonale si dhe shkëmbehen eksperiencat e përbashkëta
BE-Maqedoni, me fokus kyçjen në procesin e decentralizimit, kapitull ky i rëndësishëm i Marrëveshjes së Ohrit. Për pjesën e decentralizimit, në raport-progresin e fundit të Komisionit Evropian kërkohej një përpjekje më e madhe në drejtim të pavarësisë së komunave, pikërisht në pjesën e buxhetit.
Sipas ministrit Xhaferi rekomandimet e Komisionit do të ndiqen me seriozitet në vend. Në takime të këtij lloji komunat e ndryshme të Maqedonisë kanë mundësinë e krijimit të kontakteve me rajonet e ndryshme të vendeve evropiane, thithjes së përvojës si dhe për bashkëpunim konkret mes tyre. Në komitetin e përbashkët bëjnë pjesë dhe përfaqësues të vendeve fqinje si Greqia apo Bullgaria, me të cilët ekzistojnë programe bashkëpunimi ndërkufitar për çështje me interes të ndërsjellë, të cilat financohen nga fondet evropiane.
Sipas ministrit Xhaferi, në tri vitet e ardhshme pritet të hartohen programe për zhvillimin e rajoneve me qëllim shfrytëzimin e 75% të këtyre fondeve evropiane, për projekte që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit në fusha si pastrimi dhe riciklimi u ujërave apo i mbeturinave. |