Sondazhi

A jeni të kënaqur me punën e kryetarit të komunës, z. Isen Asanit?
 

Foto e çastit

foto4.jpg
Masa të reja për forcimin e kapaciteteve të komunave
Ministria e Pushtetit Vendor, si koordinatore e procesit të decentralizimit, filloi ta rishikoj programin për implementim e decentralizimit për periudhën e viteve 2008-2010. Ministri Musa Xhaferi tha se janë propozuar masat që do të forcojnë kapacitetet e komunave, kryesisht ato financiare, që sipas tij janë në përputhshmëri me kompetencat që kanë komunat. Ministri Xhaferi, tha se qeveria angazhohet
për rritjen e të ardhurave të komunave, kryesisht përmes rritjes së përqindjes së të ardhurave nga tatimi i vlerës së shtuar prej 1 % çdo vit.
“Sipas të dhënave, të ardhurat e realizuara të komunave në bruto prodhimin vendor, Brenda një viti u rritën nga 3.19 % në 5.46 %, që paraqet rrije të të ardhurave prej më shumë se 2 %”, deklaroi Musa Xhaferi, ministër i Pushteti Vendor.
Sipas Xhaferit “me këtë, Republika e Maqedonisë numërohet në mesin e vendeve që janë duke përparuar gradualisht në procesin e decentralizimit fiskal, sidomos duke pasur parasysh se që nga viti 2000 e deri më sot pjesëmarrja e të ardhurave të njësive të vetëqeverisjes lokale në prodhimin bruto vendor është rritur nga 1.7 % në 5.36%”.
ALSAT-M