Foto e çastit

foto3.jpg

Sondazhi

A jeni të kënaqur me punën e kryetarit të komunës, z. Isen Asanit?
 
Komuna e Tearcës ndihmon nxënësit pa prind
Këshilli i komunës së Tearcës në seancën e mbajtur më 26.08.2009 diskutoj për shumë pika të rendit të ditës. Në këtë mbledhje anëtarët e Këshillit vendosën të përkrahin kërkesën e Komisionit për arsim për ndihmë me materiale shkollore (jo libra) për nxënësit pa prind. Kjo do të jetë një ndihmë simbolike, e cila sadopak do të jep efektin e vet pozitiv, thonë nga departamenti për arsim. Në këtë mbledhje u soll vendim për përgatitjen e studim fesibilitetit për potencialin e ujërave nëntokësor dhe sipërfaqësor në atarin e komunës së Tearcës. Studimi i fesibilitetit do t’i përfshijë hulumtimet e ujërave sipërfaqësor (si ujërat e burimeve dhe lumenjve), si dhe hulumtimet për ujërat nëntokësor duke bërë shpimet hulumtuese në tre vende. Këto hulumtime do të kenë rëndësi të madhe në përpilimin e projekteve për ujësjellës si dhe projekteve për vaditjen e hapësirave bujqësore.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u vendos që festivali i këngëve dhe valleve të vjetra popullore “Zana e Sharrit” të jetë tradicional dhe i njëjti, me propozim të Drejtorisë së festivalit, të mbahet më 20 korrik të vitit rrjedhës nën patronazhin e Kryetari të komunës së Tearcës. Ky festival do të jetë një mundësi e mirë për shoqëritë kulturo-artistike të cilat duan t’i promovojnë vlerat ideoartistike duke përfshirë veshjet, vallet, traditat dhe këngët popullore.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për disa pika të rëndësishme, ku ndër tjerash u arrit që të formohet komisioni për barazi të njëjta mes meshkujve dhe femrave, u bë emërimi i anëtarëve të Këshillit drejtues të NPK “Higjiena”, u miratuan Plan programet vjetore për punën e shkollave fillore, u dha Pëlqim për formimin e paraleleve me numër më të vogël se 25 nxënës për shkollat fillore, u miratuan disa kërkesa për ndihmë financiare.

Një rëndësi të veçantë iu kushtua edhe ndryshimit të Programës për rregullimin e tokës ndërtimore, ku në bazë të Vendimit të qeverisë së R.M. ka rritje të disa kueficientëve, si p.sh. te ballkonet, terasat, pishinat, etj.

Tearce.gov.mk