Mbahet mbledhja e pestë e Këshillit të komunës së Tearcës
Më datë 22.10.2009 u mbajt mbledhja e pestë e Këshillit të komunës së Tearcës. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika të rendit të ditës: Propozim/Raport për ndarjen falas të materialeve mësimore (jo libra) për nxënësit pa prind; Propozim/Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për themelimin e Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut; Propozim/Vendim për shpalljen e Raportit financiar K1
për kuartalin III (tretë) të vitit 2009; Propozim/Vendim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit mbykqyrës për kontrollë të punëve materialo-financiare të komunës së Tearcës; Propozim/Vendim për formimin e Këshillit mbykqyrës për kontrollë të punëve materialo-financiare të NPK “Higjiena”-Tearcë; Propozim/Vendim për ridestinimin e mjeteve të sh.f. “Asdreni” f.Gllogjë dhe sh.f. “Kiril Pejçinoviq” f.Tearcë.
Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje u miratuan disa kërkesa të cilat u parashtruan deri tek Këshilli komunal.Ndër to ishte edhe kërkesa për instalimin e nxemjes qendrore dhe ndërtimin e fushës së sportit me hapësirat ndihmëse në sh.f. periferike “Eqrem Çabej” f.Neproshten si dhe kërkesa e arsimtarëve të sh.f. “Faik konica” për mbulimin e shpenzimeve për vendosjen e profilave të metalit mbi kanalin që gjendet afër kësaj shkolle duke përfshirë edhe vendosjen e bekaton pllakave në të dy anët e rrugës pranë shkollës në gjatësi prej 40 metra dhe gjërësi prej 2 metra, që d.t.th. gjithsej 160 m2 bekaton.

VENDIMET E KËSHILLIT TË KOMUNËS SË TEARCËS TË MBAJTUR MË 22.10.2009 TË SHPALLURA NË FLETOREN ZYRTARE