 Kryetari i Komunës së Tearcës, z. Isen Asani, në emër të tij dhe në të të gjithë administratës komunale, të gjithë besimtarëve të konfesionit islam, jua uron e festën e Fitër Bajramit, duke dëshiruar që kjo festë e shenjtë për myslimanët, të kalojë në shenjë solidariteti, begatie, devotshmërie dhe sakrifice vëllazërore. Isen Asani, kryetar i Komunës së Tearcës. |
|
 Problem kryesor i qytetarëve të Komunës së Tearcës edhe më tej mbetet furnizimi me ujë të pijshëm, kështu të paktën tregon sondazhi i fundit i realizuar nga ueb-faqja zyrtare komunës www.tearce.gov.mk. Në pyetjen e sondazhit se “Çfarë presin qytetarët e Komunës së Tearcës nga kryetari ri, z. Isen Asani?”, ato janë përgjigjur se prioritet kryesor i kryetarit të ri të Komunës së Tearcës, z. Isen Asani, duhet të jetë zgjedhja e problemit me ujë të pijshëm,
|
 Komuna e Tearcës në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Socialae (MPPS) dhe Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë, në kuadër të politikës për zbutjen e papunësisë dhe përmirësimit të kushteve të qytetarëve të komunës sonë, do të punësoj 95 persona të papunë me punësim të përkohshëm. Ky projekt do të filloj prej 1 korrikut dhe do të vazhdoj deri më 31 dhjetor të këtij viti. Sipas vendimit të qeverisë dhe implementimit
|
 Mali Sharr dhe vendbanimet e Komunës së Tearcës kanë potencial natyror për zhvillimin e turizmit malor, është vlerësuar në takimin informative ndërmjet kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani dheYves Fouque, instruktor nga Oda ekonomike e Alpeve franceze për turizëm malor me mision në Ballkan, nga Asociacioni “CRET”. “Këmbyem ide dhe mendimi për këtë lloj të turizmit dhe arritëm në përfundim se Sharri ka kushte optimale për turizëm.
|
|
 Bartja e përvojës evropjane në Komunat e Maqedonisë ishte qëllimi parësor i vizitës disa ditëshe të një delagacioni të kryetarëve të disa komuneve shqiptare nga Maqeonia. Delegacioni ka vizituar disa qytete e komuna në Gjermani, Austri e Zvicër ku është njohur më për së afërmi me forëmën dhe mënyrën e udhëheqëse të këtyre komunave, ndrësa vizita është realizuar me ftesë të GTZ-së. Kryetarët e disa komuneve shqiptare nga Maqeonia për vizitë disa
|
 Kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani, me ftesë të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Philip T. Reeker dhe Mrs. Solveig Reeker, morri pjesë në hapjen solemne të ambasadës së re amerikane në Shkup, ku njëkohësisht u shënua edhe 233 vjetori i nënshkrimit të deklaratës për pavarësinë e Amerikës. Ambasadori amerikan në vend Philip Reeker tha se SHBA-të do të vazhdojnë investimet e tyre ne Maqedoni në të gjitha fushat, ndërsa pos
|
 Kryetari i Komunës së Tearcës z. Isen Asani, të gjithë besimtarëve myslimanë, jua uron muajin e shenjtë të Ramazanit, duke uruar që ky muaj të jetë muaji mëshirës, mirëqenies, begatisë dhe solidaritetit. Muaji i Ramazanit është muaj i rëndësishëm për besimtarët islam, muaj në të cilin pasqyrohet në mënyrën më të denjë bindja fetare dhe sprova e njeriut për t'iu përkushtuar lartësimit shpirtëror.
|
|
|
|
|
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 Tjetri > Fund >>
|